Site icon Telegrafi

Torino refuzon ofertën e Cityt për Peresin

Skuadra italiane ka refuzuar ofertën e parë të Cityt për mbrojtësin e saj.

Mbrojtësi brazilian, Bruno Peres, është i pëlqyeri i trajneri Guardiola për pozitën e mbrojtësit të djathtë, por oferta e parë në drejtim të tij është refuzuar.

Torino kanë hedhur poshtë një ofertë prej  12.4 milionë funteve nga Manchester City për mbrojtësin brazilian.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Sipas Gazzetta dello Sport, skuadra e Torinos po pret skuadrën angleze për një ofertë të re të përmirësuar.

Për Peresin të interesuar janë gjithashtu edhe Watford, të cilët kanë emëruar trajner Walter Mazzarin, që i njeh mjaft mirë cilësitë e Peresit. /Telegrafi/

Exit mobile version