Telegrafi

Torino – Lazio, formacionet zyrtare: Mërgim Vojvoda dhe Vedat Muriqi nga minuta e parë

Torino dhe Lazio kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Kryeqytetasit luajnë në udhëtim te Torino në ndeshjen e javës së gjashtë në Serie A, takim që zhvillohet në ‘Olimpico di Torino’ me fillim nga ora 15:00.

Vendasit e Torinos e kanë nisur në mënyrë të tmerrshme sezonin pa fitore në katër ndeshjet e para dhe synojnë të shijojnë tri pikët e para.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të përzier, por larg nga forma e sezonit të kaluar dhe do të ishin të kënaqur edhe me nga një pikë.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajnë edhe dy yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe Vedat Muriqi, me mbrojtësin titullar te vendasit, ndërsa sulmuesi te mysafirët.

Torino: Sirigu; Vojvoda, Bremer, Lyanco, Rodriguez; Meite, Rincon, Linetty; Lukic; Verdi, Belotti

Lazio: Reina; Luiz Felipe, Hoedt, Acerbi; Patric, Milinkovic-Savic, Parolo, Pereira, Fares; Correa, Muriqi

/Telegrafi/