Torino dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.
Zonja e Vjetër është mysafire e rivalëve lokal të Torinos në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin Olimpico.
Ekipi i Andrea Pirlos vjen nga një humbje befasuese në shtëpi nga Beneventos dhe synon t’i kthehet fitores për të mbetur në katër vendet e para të tabelës.
Në anën tjetër, edhe vendasit vijnë nga një humbje dhe synojnë rezultat pozitiv në shtëpi për të mbetur jashtë pozitave që i dërgojnë në Serie B.
Ready to play for the pride of our city! 💪⚪️⚫️#ToroJuve #ForzaJuve pic.twitter.com/bPhUQLbFWR
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) April 3, 2021
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, përkundër mungesave të shumta.
Te vendasit, titullar është mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ndërsa nga banka rezervë e nis portieri Samir Ujkani,
Torino: Sirigu; Izzo, Bremer, Buongiorno; Vojvoda, Rincón, Mandragora, Ansaldi; Verdi, Belotti, Sanabria.
Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Kulusevski, Danilo, Bentancur, Chiesa; Morata, Cristiano Ronaldo
/Telegrafi/