Telegrafi

Torino-Juve, formacionet zyrtare të derbit torinez

Foto: Italian Football TV/Twitter

Derbi lokal mes Torinos dhe Juventusit është një nga më interesantët në Serie A.

Pavarësisht se aktualisht Zonja e Vjetër ka kualitete dukshëm më të mëdha, historia mes këtyre dy skuadrave nga qyteti i Torinos bën që ky derbi të ketë vëmendje të madhe.

Derby della Mole i këtij sezoni do të jetë pak më shumë i popullarizuar pasi është i pari për Cristiano Ronaldon.

Trajneri Massimiliano Allegri nga minuta e parë do të luajë me portugezin dhe , ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Torino:  Sirigu; Izzo, Nkoulou, Djidji; Aina, Meite, Rincon, Baselli, Ansaldi; Zaza, Belotti.

Juventus:  Perin; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Dybala; Ronaldo, Mandzukic.

Aktualisht Zonja e Vjetër është në vendin e parë me 43 pikë, kurse Toro në vendin e gjashtë me 22 pikë. /Telegrafi/