Site icon Telegrafi

Torino-Inter: Formacionet zyrtare, starton Martinez

Interi është mysafir i Torinos në xhiron e 21-të në Serie A.

Zikaltrit vijnë nga barazimi pa gola me Sassuolon, ndërsa Toro nga humbja 3:2 ndaj Romës.

Nga minuta e parë për skuadrën e Luciano Spallettit luan Lautaro Martinez, ndërsa bie në sy mungesa e Ivan Perisic (për të cilin thuhet se është afër kalimit te Arsenali). Më poshtë keni formacionet zyrtare:

Torino: Sirigu; Izzo, N’Koulou, Djidji; De Silvestri, Rincón, Ansaldi, Ola Aina; Lukic, Zaza, Belotti.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Miranda; D’Ambrosio, Vecino, Brozovic, Joao Mario, Dalbert; Lautaro Martinez, Icardi

Aktualisht skuadra nga Milano renditet e treta me 40 pikë, ndërsa Torino në pozitën e 12-të me 27 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version