Telegrafi

Torino – Inter, formacionet zyrtare

Torino dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafirë të Torinos në takimin e vlefshëm për javën e 13-të në Serie A, takim që zhvillohet në stadiumin Olimpico nga ora 20:45.

Ekipi i Antonio Contes vjen nga një formë e mirë me katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjet e fundit dhe pret fitoren e radhës për t’i mbetur hije Juventusit.

Në anën tjetër, vendasit kanë tri humbje nga pesë takimet e fundit dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga kjo ndeshje.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t’i bëjnë disa ndryshime të vogla në formacionet titullare.

TorinoSirigu; Izzo, Nkoulou, Bremer; De Silvestri, Baselli, Lukic, Meite, Ansaldi; Verdi, Belotti

Inter: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Vecino, Brozovic, Barella, Biraghi; R Lukaku, Lautaro Martinez

/Telegrafi/