Telegrafi

Torino me fanella speciale për ndeshje ndaj Atalantas, kjo bëhet për nder të njëvjetorit të tragjedisë së Chapecoenses

Torino do të veshë fanella speciale ndaj Atalantas, për një vjetorin e tragjedisë, ku pothuajse e gjithë skuadra e Chapecoenses kishte vdekur në një aksident ajror. 

‘Granatat’ kanë një histori të ngjashme me klubin brazilian, pasi skuadra e tyre e njohur si ‘il Grande Torino’ kishte vdekur në një aksident të njëjtë me 5 maj 1949.

“Një vit pas katastrofës në Medellin, ashtu sic i kishte premtuar presidenti Urbano Cairo, atij të klubit brazilian De Nes Filho, Torino FC do të luajë me fanella për ta nderuar këtë klub”.

“Në ndeshjen Torino-Atalanta, Andrea Belotti dhe shokët e skuadrës do të bartin fanella me ngjyrë të gjelbërt në fushë”.

Festa e Chapes pas mbijetesës në elitën braziliane

“Kjo fanellë është e limituar dhe ka të prodhuar vetëm 1500 copa dhe do të jetë në shitje në Granata Stores dhe shitoret e Kappas: dhe parat e mbledhura do të jepen donacion për familjet e viktimave që ishin në këtë aksident ajror”.

“Toro dhe Chape, të bashkuar nga me fati, përgjithmonë miq”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Torino nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, pasi pritshmëritë ishin më të mëdha, ndërsa Chape e ka siguruar mbijetesën në kampionatin brazilian. /Telegrafi/