Telegrafi

Torino e ul çmimin e Belottit, pesë skuadra e duan italianin

Andrea Belotti. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Andrea Belotti pritet të largohet nga Torino gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas pesë viteve qëndrim te Torino, Belotti do të largohet në drejtim të ndonjë skuadre më të madhe, ku do të ketë mundësi më shumë për të fituar trofe.

Tuttosport ka raportuar se presidenti i Torinos, Urbano Cairo tanimë i ka ulë edhe çmimin sulmuesit italian.

Torino vitin e kaluar kërkonte 60 milionë euro për lojtarin, derisa tani është gati ta lë të lirë atë për 40 milionë euro.

Andrea Belotti. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Lista e skuadrave që duan shërbimet e sulmuesit italian është e gjatë, teksa Roma dhe Napoli mbetën favoritët kryesor.

Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe dy skuadrat angleze Manchester United dhe Everton me Carlo Ancelottin që e pëlqen jashtëzakonisht shumë sulmuesin.

Krejt në fund garës i është shtuar edhe Bayern Munich që po duan një sulmues që do ta zëvendësonte Lewandowskin, por vështirë se Belotti do të pranonte të qëndronte në bankën rezervë. /Telegrafi/