Site icon Telegrafi

Torino e refuzoi një skuadër italiane për Ajetin

Arlind Ajeti ka mundur të largohet nga Torino në fund të afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ende nuk e ka të sigurt formacionin bazë dhe i duhet shumë punë për të arritur aty.

Ndërkohë në minutat e fundit të afatit kalimtar të verës kishte ardhur një ofertë në drejtim të Torinos për shqiptarin.

Ka qenë skuadra e Pescaras që ka kërkuar Ajetin në huazim për një stinor.

Por oferta e ekipit të Rey Manajt e Ledian Memushajt është refuzuar menjëherë nga Torino.

‘Demat’ kanë refuzuar këtë ofertë pasi besojnë se Ajeti do të jetë pjesë e rëndësishme e klubit për këtë edicion. /Telegrafi/

Exit mobile version