Torino ka shënuar fitore ndaj Milanit me rezultat 31 në ndeshjen që i takoi xhiros së 37-të të Serie A.
Vendasit e siguruan fitoren në pjesën e parë duke shënuar dy herë, ndërsa një në fillim të pjesës së dytë.
Sulmuesi Duvan Zapata realizoi për 1-0 në minutën e 26-të, ndërsa Ivan Ilic në minutën e 40-të e shënoi golin e dytë për Torinon.
Due reti avanti all’intervallo ?#SFT | #TorinoMilan pic.twitter.com/zvyTQ8QMgK
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) May 18, 2024
Golin e tretë e shënoi mbrojtësi i krahut Ricardo Rodriguez në minutën e 46-të.
Mesfushori Ismael Bennacer e realizoi golin e vetëm për Milanin nga penaltia në minutën e 55-të.
Una serata indimenticabile ✨#SFT | #TorinoMilan pic.twitter.com/u3UhZGZh7Y
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) May 18, 2024
Mërgim Vojvoda te Torino u paraqit nga minuta e 61-të deri në fund.
Torino me fitore renditet ne pozitën e nëntë me 53 pikë, ndërsa Milani është në vend të dytë në tabelë me 74 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/