Telegrafi

Torino e godet Milanin për Belottin, i vendos çmim të pabesueshëm

Milani ka marrë goditje të rëndë në përpjekjet për të transferuar sulmuesin, Andra Belotti.

Torino i ka thënë Milanit se Andrae kushton plot 70 milionë euro plus tri lojtarë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

Lojtarët që i kërkon Torino bashkë me të hollat janë M’Baye Niang, Manuel Locatelli dhe Gabriel Paletta.

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, do të takohet me sulmuesin gjatë ditës për të kuptuar nëse ai dëshiron të largohet nga klubi ose jo.

Besohet se Rossonerët tashmë kanë marrëveshje me lojtarin për një kontratë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, e cila do të rritej gradualisht.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Përkundër kësaj, Cairo kërkon plot 70 milionë euro për yllin e madh ashtu sikurse tri lojtarët e Milanit.

Vlera totale e kësaj marrëveshje do të ishte 100 milionë euro, ashtu sikurse që është klauzola e tij, e cila nuk vlen për klubet italiane. /Telegrafi/