Klubi i Superligës së Turqisë, Adana Demirspor, është futur në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafi, i cili kërkohet edhe nga Torino.
Sipas gazetarit italian Nicolo Schira, Adana Demirspor është vënë në ndjekje të Shkodran Mustafit, i cili së fundmi luajti te Schalke 04, ndërsa nga fundi i qershorit është lojtari i lirë.
Për Mustafin e interesuar mbetet edhe Torino në Serie A.
Lojtari më parë ka luajtur në klube si Arsenal në Ligën Premier, Valencia në La Liga dhe Sampdoria në Serie A.
Adana Demirspor dhe Torino, janë në garë, ndërsa kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e afatit kalimtar, lojtari prite të vendos për të ardhmen.
Mustafi ka luajtur 374 ndeshje gjatë gjithë karrierës së tij, duke shënuar 22 gola dhe duke dhuruar 11 asistime.
Ai ka 20 ndeshje me Kombëtaren e Gjermanisë, ku ka shënuar edhe dy gola.
Cilën do nga skuadrat që zgjedh Mustafi, ai do të gjejë aty edhe lojtarë të tjerë shqiptar, pasi te Adana Demirspor luan portieri Aro Muric, ndërsa te Torino janë Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda. /Telegrafi/