Site icon Telegrafi

Torino dëshiron Emre Mor

Raportohet se Torino janë të interesuar të nënshkruajnë me Emre Mor para ditës së fundit të afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi aktualisht luan për klubin gjerman Borussia Dortmund, turku ka qenë i pëlqyer shumë edhe nga Interi.

Pasi transferimi te klubi zikaltër dështoi, lojtari ka një tjetër mundësi të luajë në sezonin e ri në Serie A.

Sipas ekspertit të tregut të transferimeve Gianluca Di Marzio, 20-vjeçari është synimi primar i trajnerit Sinisa Mihajlovic.

Çmimi i lojtarit është rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version