Site icon Telegrafi

Torino i bën presion Cityt për Hart

Presidenti i Torino-s, Urbano Cairo, ka paralajmëruar Manchester City-n që të mendojë për portierin Joe Hart se nuk mund të presë gjatë.

Portieri i Anglisë arriti në huazim në ditën e fundit të merkatos dhe disa klube të Premier League janë të interesuar përfshirë Liverpool, Everton dhe Southampton.

“Situata me lojtarin është shumë pozitive, por nuk e dimë se çfarë do të bëjnë drejtuesit e Man City”, tha Cairo për “Calciomercato.com” në një event. “Natyrisht nuk mund të presim deri në minutën e fundit, ashtu siç bëmë gjatë verës. Ideja për Hart erdhi vetëm në javën e fundit të merkatos, por tani duhet të punojmë këto kohë që të kemi një skuadër të kompletuar shumë më herët”, shtoi Cairo.

Presidenti i Torino-s është i hapur për të zgjatur huazimin me portierin anglez.

“Gjithçka është në dorën e City. Nëse ata nuk janë gati për të marrë një vendim relativisht shpejt, atëherë ne do të duhet të mendojmë për alternativa të tjera”. Torino e ka bërë të qartë se ata nuk mund të blejnë Hart menjëherë, por do të mirëprisnin një rinovim të marrëveshjes së huazimit për një sezon tjetër. /Telepsort/

Exit mobile version