Site icon Telegrafi

Torino i bën ‘favor’ të madh Milanit, ndal Interin – gara për titull në Serie A bëhet edhe më e zjarrtë

Interi ka barazuar me Torinon në kuadër të javës së 29-të në Serie A, me ndeshjes që përfundoi 1-1.

Pas vetëm 11-të minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Bremer, ndërsa Tommaso Pobega ishte në rolin e asistuesit.

Torino ishte afër që në minutën e 38-të të fitonte një penallti për një ndërhyrje nga lojtarët e Interit në Andrea Belottin, mirëpo VAR-i sinjalizoi se nuk ishte ndërhyrje e palejueshme.

Në 45 minutat e dytë, të dy skuadrat ishin disi më të kujesshme, duke u fokusuar më shumë në gabimet e njëra-tjetrës.

Interi synoi që nga ky largim të largohej së paku me një pikë, dhe ia doli me sukses – pasi shënoi në minutën e 90+3 me anë të Alexis Sanchez, me Edin Dzekon që ishte asistuesi.

Nga ky barazim, Nerazzurët kanë vështirësuar gjërat në garën për titull, duke e afruar edhe Juvenusin në luftë për Scudetto.

Pas javës së 29-të, Interi gjendet në vendin e tretë me 59 pikë, katër më pak se Milani (Rossonerët kanë një ndeshje më shumë), një më pak se Napoli dhe tre më shumë se Zonja e Vjetër. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version