Telegrafi

Torino befason Interin, Falque shënon supergol (Video)

Torino ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Interi.

Është sulmuesi anësor, Iago Falque, i cili ka shënuar një gol të bukur nga distanca për epërsinë e Torinos prej 1-0.

Goli i Falques ka ardhur në minutën e 60-të të ndeshjes pas një goditje të saktë nga rreth 20 metra.

Ky gol u asistua nga mbrojtësi Lorenzo De Silvestri. /Telegrafi/