Milani ka pësuar humbje në udhëtim te Torino 2-1.
Rossonerët kishin epërsinë nga pjesa e parë me golin e Piatek, por që torinezët u rikthyen në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen.
Dy golat fantastik të Andrea Belottit i siguruan fitoren Torinos dhe tri pikë të mëdha.
Reprezentuesi italian Belotti ishte lojtari i ndeshjes me notën më të lartë (8,5), ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Bremer, Rincon e Baselli.
Ndërkohë te Milani, nota më e lartë shkoi për Hakan Calhanoglun, ndërsa më e ulëta ishte për portierin Giggi Donnarumma. /Telegrafi/