Interi barazoi 1-1 me Torinon në kuadër të javës së 29-të në Serie A.
Golin për vendasit e realizoi Bremer, ndërsa për Nerazzurët realizoi Alexis Sanchez.
Dy skuadrat dhanë potencialin e njëjtë, andaj edhe morën notën e përgjithshme 6.89.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Bremer, që u notua me 7.8, pasi shënoi edh golin e parë të takimit.
Etrit Berisha pati një paraqitje mbresëlënse dhe u vlerësua me 7.7, ndërsa Mërgim Vojvoda nuk ishte në natën e tij më të mirë dhe mori notën 6.6.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Cristian Ansaldi, që u vlerësua me 6.3.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/