Interi ka humbur në udhëtim te Torino me rezultat minimal 1-0 në takimin e vlefshëm për javën e 31-të të Serie A.
Skuadra e Luciano Spallettit ka dështuar të fitojë ndaj Torinos, duke humbur mundësinë për të kaluar në pozitën e tretë në tabelë.
Goli i vetëm për Torinon në këtë fitore të madhe pas 24 viteve në shtëpi ndaj Interit u shënua nga Adem Ljajic (32′).
Megjithatë, lojtari me vlerësimin më të lartë në ndeshje ishte portieri i vendasve, Salvatore Sirigu, i cili u notua me 8.6.
Në anën tjetër, lojtari me notën më të ulët në ndeshje ishte mesfushori i Interit, Borja Valero që u vlerësua me 6.2. /Telegrafi/
Torino:
Inter: