Telegrafi

Torino 0-0 Milan, notat e Etrit Berishës, Mërgim Vojvodës dhe lojtarëve të tjerë

Milani barazoi pa gola me Torinon në kuadër të javës së 32-të në Serie A, duke ia vështirësuar punët vetes në garën për titull.

Edhe pse rastet e mira nuk munguan, të dy skuadrat nuk ia dolën t’i konkretizonin ato.

Torino ishte ekip më i mirë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.98, me Milanin që u vlerësua me 6.93.

Lexo po ashtu Zhgënjen sërish Milani, tani ndalet edhe nga Torino

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë duel ishte Bremer, që u notua me 8.1.

Paraqitje fantastike patën edhe dyshja shqiptar, Etrit Berisha e Mërgim Vojvoda, që u vlerësua me 7.8, respektivisht 7.0.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Demba Seck që u notuas me 6.4.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/