Grupi i tifozëve të Trepçës nga Mitrovica, Torcida, kanë dalë me një sqarim se pse atyre nuk po u lejohet prezenca në Ferizaj, aty ku do të zhvillohet derbi mes Trepçës dhe Prishtinës.
Sipas grupit të tifozëve Torcidat, është kërkesa cinike e Sigal Prishtinës ajo që u ka pamundësuar atyre që të jenë prezent në palestër.
Pak minuta më parë u konfirmua se ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, pasi Trepça kishte paralajmëruar se tifozët e saj do të udhëtojnë me dhjetëra autobusë drejt Ferizajit.
Komunikata e plotë e grupit “Torcida”:
Për fund Jemi të vetdijshëm për rëndesin qe ka kjo ndeshje për ne si tifozeri e po ashtu edhe per klubin,mirpo roli i nikoqirit në këtë rast e ka vendos klubin prishtinas në avantazh,ku me politikat e saj cinike e ka bërë të pamundur prezencen e tifozeris mike,dhe në anēn tjetër me çdo kusht tenton që tifozerin e saj ta ketë prezent,duke i shtypur 500 ftesa zyrtare ne emer te nderimit të sponzorve. Përkunder rivalitetit,është mëkat që tifozerive të ju ndalohet përkrahja e klubit të zemrës për së afërmi,ku me këtë rast ju bëjm thirrje të gjithve që ky problem të definohet një herë e përgjithmonë,po ashtu i bëjm thirrje klubit nga kryeqyteti që në rastin e njejtë ndedhjet si vendas të mund ti zhvilloj edhe në Mitrovicë,është klub Shqiptar dhe ne nuk na pengon,të paktën këtu mbushet palestra me dashamir të basketbollit.