Telegrafi

Torcida mesazh për Plisat para palestrës ‘Minatori’ (Foto)

Të premten Sigal Prishtina fitoi ndaj  KB Trepçës dhe kështu siguroi finalen e Kupës së Kosovës në Basketboll ndaj KB Pejës.

Në Mitrovicë udhëtuan edhe tifozët prishtinas ‘Plisat’, por ata u larguan nga policia nga palestra ‘Mintatori’ për shkaqe sigurie.

Gjithsesi pas ndeshjes kishte tensione mes tyre dhe tifo grupit nga Mitrovica ‘Torcida’.

Lexo po ashtu Plisat tregojnë pse nuk janë të pranishëm në palestrën ‘Minatori’ për finalen e Kupës së Kosovës

Plisat nuk kanë udhëtuar drejt Mitrovicë për finale dhe normalisht që pa ata atmosfera në finale nuk është në nivelin e duhur. Por, edhe kjo ka anën e saj pozitive, pasi duket se do të kishte një përballje mes tyre dhe ‘Torcidas’ para palestrës ‘Mintaori’

“TE premten ishim mbrenda tu e perkrah klubin e zemres,pasi qe kqyret me na njollos me termin t PaBes si vet qysh jeni sot vendosëm me kan ball per ball”, kanë shkruar në Facebook ‘TORCIDA 1984’. /Telegrafi/