Nga Rita Ora te Gwen Stefani, të gjitha persoanzhet VIP kanë zgjedhur këtë model flokësh për t’u shfaqur në tapet të kuq.
Flokët e mbledhura topuz janë padiskutim trendi i këtij sezoni. Por është një botë e tërë me versione se si mund ta rinovoni topuzin tuaj, të cilat mund të eksplorohen lehtësisht për të kaluar përtej topuzit klasik të balerinës.
Si ta realizoni?
E rëndësishme është të mbani mend disa rregulla të thjeshta: Topuzi duhet të kapet në majë të kokës dhe të jetë mjaft i dukshëm në pjesën ballore.
Nëse kërkoni të bini më shumë në sy, mund ta lartësoni duke nxjerrë një tufëz flokësh në majë. Ose mund të krijoni një stil më elegant duke lëshuar disa fije flokësh.
Kombinohet me çdo veshje dhe grim.
Ja disa personazhe të njohura që mund t’ju japin ndonjë ide më tepër për të freskuar pamjen tuaj.
Rita Ora
Bella Thorn
Jennifer Lopez
Kendall Jenner
Khloe Kardashian
Beyonce
Julianne Hough
Gwen Stefani