Lionel Messi ishte bërë i pandalshëm në barazimin 2-2 të Argjentinës në miqësore ndaj Uruguait.
Ylli i Barcelonës arriti që të shënonte dhe të asistonte te goli i Sergio Agueros, por që në fund u ndanë në paqe me uruguaianët.
32-vjeçari tregoi mbrëmë edhe një herë se përse është në mesin e lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave me driblimet e tij.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë në një aksion të Argjentinës kalon gjashtë lojtarë, për të pasuar më pas te shoku i tij i kombëtares.
Në këtë rast, Messi jo vetëm që tregoi se ende është në formë me driblimet e tij, por tregoi edhe shpirtin luftarak që e ka në skuadër. /Telegrafi/
https://twitter.com/anoop4ever/status/1196524280324001793