Telegrafi

Topi i Artë, Sneijder dhe Ribery fitues në 2010-në dhe 2013-në!

Para disa ditës gazeta prestigjioze franceze France Football dhe FIFA kanë ndarë rrugët e tyre sa i përket shpalljes së lojtarit më të mirë në botë.

Çmimi ka qenë i shkrirë me FIFA World Player dhe për rrjedhojë ka ndryshuar modalitetin e votimit gjatë viteve që ka vazhduar ky bashkëpunim.

Nëse do të kishin vazhduar të votonin vetëm gazetarët, siç ndodhte në të kaluarën (pas bashkimit të çmimeve votonin edhe kapitenët dhe trajnerët e klubeve), Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të kishin nga një Top të Artë më pak sot.

Sipas Mundo Deportivo, nëse do të kishin votuar vetëm gazetarët sportiv, çmimi do të ishte fituar nga ish-mesfushori i Inerit, Wesley Sneijder, i cili në atë sezon ka fituar gjithçka me klubin zikaltër në vitin 2010.

Gjersa në vitin 2013-në trofeun do ta kishte marrë Franc Ribery, i cili ka fituar gjithçka me Bayernin në atë vit. /Telegrafi/