Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk ndalet së lavdëruari Luka Modricin pasi lojtari fitoi Topin e Artë.
E përditshmja spanjolle, “El Confidencial” shkruan sot se dashuria ndaj futbollistit kroat është vetëm ‘aktrim’.
I pari i madrilenëve ka vendosur tashmë ta shesë mesfushorin gjatë afatit kalimtar të verës dhe se tashmë ka nisur të shqyrtojë ofertat e klubeve evropiane.
Perez thuhet se dëshiron të rifreskojë skuadrën dhe paratë për blerjen e lojtarëve dëshiron t’i gjejë në shitjen e Luka Modricit, Gareth Balet dhe Iscos.
Modric është në moshën 34-vjeçare dhe Reali i duhet t’i ofrojë një kontratë të re nëse dëshiron ta mbajë lojtarin.
Bale nuk ka justifikuar paratë e investuara dhe ka të ngjarë të kthehet në Angli gjersa Isco është i pakënaqur me trajnerin e ri dhe po përgatitet të largohet.
Ndryshe, Reali është duke kërkuar shërbimet e Hazardit, por edhe të Neymarit dhe Kylian Mbappe. /Telegrafi/