Telegrafi

Topalli i Vetëvendosjes rrok çiftelinë në Shtime (Video)

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti me bashkëpunëtorë, përfshirë Faton Topallin, kanë qëndruar në Ferizaj dhe Shtime.

Pas ndalesës në qytezën e Shtimes, ata kanë vizituar disa biznese të vogla, njofton Klan Kosova.

E në njërin prej tyre, ku ata u futën rastisi që të jetë biznes që merret me prodhimin dhe shitjen e instrumenteve muzikore – çifteli.

Aty Faton Topalli ka treguar aftësitë e tij që të luajë në këtë instrument.

Më poshtë ndiqeni se si Topalli nxjerr tinguj nga çiftelia.