Site icon Telegrafi

Topalli: Qeveria Haradinaj do ta rrëzojë vetën (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë në RTV Dukagjini se Qeveria Haradinaj do ta rrëzojë vetën.

Topalli duke folur në emisionin “Debat D +”,  RTV Dukagjini, ku është debatuar në temën “Dialogu i brendshëm”, ka thënë se  qeveria do të bie vetë sepse e ka të pamundur të mbijetojë.

“Rënia e Qeverisë është e sigurt nga vetë përbërja e Kuvendit të Kosovës. Ajo mund të kushtëzohet nga Lista Serbe dhe do të jetë e detyruar të bashkëpunojë me opozitën”, tha Topalli.

Topalli më tej ka thënë se Qeveria Haradinaj s’ka program dhe se po mundohet të arnohen.

Në emisionin “Debat D +”, të udhëhequr nga Fidan Rama, lidhur me mundësinë e mbajtjes së dialogut të brendshëm, kanë dbatuar përfaqësuesit e subjekteve politike: Hajdar Beqa (PDK), Faton Topalli (VV) Armend Zemaj (LDK) dhe Haxhi Shala (Nisma). /Telegrafi/

Exit mobile version