Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, thotë se jozyrtarisht ka lexuar Projektligjin për FSK-në, ndërsa, përmend disa të meta të tij.
“Ne jemi në proces të analizës së Projektligjit. Ne angazhohemi edhe për këtë Ligj që është shumë i mangët dhe nuk e transformon FSK-në në Ushtri. Kur ta kemi zyrtarisht Ligjin, do ta analizojmë në tërësi dhe do të dalim me një version përfundimtar”, tha Topalli në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.
Sipas Topallit, Kosova duhet të ketë Ushtrinë sepse nuk ka mbrojtje të mirëfilltë.