Telegrafi

Topalli hero për Malatyasporin, futet në fund të ndeshjes dhe shënon për t’i siguruar një pikë të madhe në udhëtim

Jetmir Topalli ka gjetur golin e parë në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi nga Kosova që këtë verë iu bashkua skuadrës turke Yeni Malatyaspor ka shënuar golin e parë në Superligë.

Kaçanikasi javë më parë shënoi në Kupën e Turqisë, teksa këtë të shtunë e ka shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.

Në fakt trajneri i Malatyaspor, e kishte inkuadruar reprezentuesin kosovar në lojë në minutën e 89-të sa ishte rezultati 2-1 në të mirë të vendasve të Gazintep.

Gjashtë minuta më vonë, Topalli u gjet mirë në zonë dhe shënoi për të barazuar rezultatin në 2-2.

Ky ishte goli i parë i sulmuesit kosovar, por edhe shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij e cila u largua nga Gazintep me një pikë të fituar. /Telegrafi/