Telegrafi

Topalli dhe Rroca shënojnë gola në Kupën e Turqisë

Jetmir Topalli ka vazhduar shkëlqimin në futbollin turk me skuadrën e tij Istanbulspor.

Në kuadër të Kupës së Turqisë, Istanbulspor u përball me Etimesgut Belediyespor derisa e pa vetën në disavantazh 0-2 nga pjesa e parë.

Por inkuadrimi i futbollistëve shqiptarë si Jetmir Topalli, Valon Ethemi apo Eduart Rroca në pjesën e dytë ndryshoi gjërat, pasi Istanbulspor barazoi shifrat në 2-2.

Reprezentuesi i Kosovës arriti i pari të gjej golin në minutën e 71-të, kur u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 1-2.

Ndërkohë pesë minuta më vonë realizoi edhe Eduart Rroca për 2-2.

Për kaçanikasin ky ishte goli i pestë këtë edicion, pasi katër i ka realizuar në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/