Site icon Telegrafi

Top i zjarrtë dhe “shpërthime” të fuqishme në Oxford

Një top i madh “i zjarrtë” është parë në Oxfordshire të Britanisë së Madhe, pas raportimeve për “shpërthime” në këtë zonë.

Misteri i “shpërthimit” u raportua disa orë më parë, ku qytetarët e atjeshëm shpërndarën fotografi dhe video nëpër rrjetet sociale.

Një dëshmitar i tha Oxford Mail se “kanë parë një pulsim të çuditshëm në qiell në veriperëndim të Oxfordit”, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se është një zjarr i shkaktuar nga rrufeja apo stuhia që kaloi këndej”, tha një dëshmitar.

E një person tjetër ka shkruar në rrjetet sociale se “secili njeri ka patur rastin ta shoh atë top të zjarrtë si dhe të dëgjojë shpërthimin e fuqishëm”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version