Pozicioni i mbrojtësit të djathtë ka qenë një shqetësim i kahershëm për Real Madridin, pasi as Dani Carvajal dhe as Lucas Vazquez, i cili luan jashtë pozicionit për një kohë të gjatë, nuk kanë mundur të performojnë mirë në vazhdimësi.
Disa nga emrat janë lidhur me një lëvizje në Santiago Bernabeu së fundmi. Një prej tyre është Jeremie Frimpong i Bayer Leverkusen.
Gjatë një prej intervistave të tij të fundit, mbrojtësi holandez u pyet nëse do të dëshironte të luante përkrah Vinicius Junior një ditë, për të cilën Frimpong u përgjigj pozitivisht.
“Oh po, sigurisht që do të më pëlqente. Ai është një lojtar i madh. Kush e di, ndoshta një ditë do të ndodhë”, ka deklaruar Firmpong.
Vlera e tregut të Frimpong është 40 milionë euro. Marrëveshja e tij me Leverkusen skadon në vitin 2025, kështu që vera e ardhshme, kur ai do të jetë në vitin e fundit të kontratës së tij, mund të jetë një shans për Los Blancos për ta transferuar.
Sezonin e kaluar, mbrojtësi i djathtë shënoi nëntë gola dhe dhuroi 11 asistime në 48 paraqitje për klubin gjerman. /Telegrafi/