Telegrafi

Top transferimet e lojtarëve shqiptarë në këtë afat kalimtar – disa kushtuan miliona euro

Afati kalimtar veror është mbyllur në pesë kampionatet kryesore, por edhe në disa nga kampionatet evropiane ku nuk kanë munguar lëvizjet e lojtarëve shqiptar.

Padyshim transferimi më i madh ishte ai i Granit Xhakës që kaloi nga Arsenali te Bayer Leverkusen për 15 milionë euro.

Brenda Bundesligës skuadër ndërroi edhe Mërgim Berisha, që la Augsburgun për të kaluar te Hoffenhaim për 14 milionë euro.

Lexo po ashtu Ditët e fundit të afatit kalimtar veror 2023

Transferim kanë bërë edhe dy yjet e Kosovës, Milot Rashica (5.2 milionë euro) dhe Zymer Bytyqi që u kthyen në Superligën e Turqisë.

Hap të madh në karrierë ka bërë edhe Ylber Ramadani që kaloi në Serie A te Lecce.

Sa i përket lojtarëve të Kosovës, në këtë afat kalimtar Visar Bekaj dhe Albion Rrahmani, po ashtu kanë kaluar në klube cilësore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Më poshtë i gjeni 15 transferimet më të mëdha të lojtarëve shqiptarë në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/

Granit Xhaka (Arsenal – Bayer Leverkusen)  

Mërgim Berisha (Augsburg – Hoffenheim)  

Milot Rashica (Norwich City – Besiktas)  

Diant Ramaj (Frankfurt – Ajax)  

Albion Rrahmani (Ballkani – Rapid Bukuresht)  

Zymer Bytyqi (Olympiacos – Antalyaspor) 

Ylber Ramadani (Aberdeen – Lecce)  

Mirlind Daku  (NK Osijek – Rubin Kazan)  

Fidan Aliti (Zurich – Alanyaspor)  

Visar Bekaj (Tirana – Hatayspor)

Florent Hadergjonaj  (Kasimpasa – Alanyaspor)

Bersant Celina  (Dijon – AIK)  

Etrit Berisha  (Torino – Empoli)  

Betim Fazliji (St Pauli – St Gallen)  

Altin Zeqiri  (Lahti – Rizespor)

/Telegrafi/