Stinori vjeshtor përfundoi në Superligën e Femrave, ku Prishtina kishte dhjetë fitore në dhjetë ndeshje.
Megjithatë, shënuesja me mesataren më të lartë të pikëve ishte Tasharra Jeffries e Trepçës me 37 pikë për ndeshje, duke mos harruar sfidën ndaj Kastriotit, ku shënoi 65 pikë.
Pas saj u rendit Rael Whisitt e Penzës me 22.9 pikëve për ndeshje, ndërsa është njëra nga basketbollistet më të mira në elitën e femrave. Kendra Williams e Vëllaznimit ishte afër saj me 22.8 pikëve për ndeshje.
Sarah Mgbeike padyshim ishte basketbollistja më e mirë në stinorin vjeshtor, duke e ndihmuar Prishtinë të shpallet kampion vjeshtor, ndërsa kishte 21.9 pikëve për ndeshje. Bashkëlojtarja e saj, Aisia Robertson e mbyll Top 5 me 17.6 pikëve për ndeshje.
Top pesë shënueset në Superligën e Femrave:
Tasharra Jeffries (Trepça) 37
Rael Whisitt (Penza) 22.9
Kendra Williams (Vëllaznimi) 22.8
Sarah Mgbeike (Prishtina) 21.9
Aisia Robertson (Prishtina) 17.6
Stinori vjeshtor në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll solli shumë përballje interesante, kurse më ‘nxehtë’ pritet në stinorin pranveror, ku do të vendoset gjithçka.
Shënuesi më i mirë i stinorit vjeshtor është Dardan Berisha i Pejës me 24.1 pikëve për ndeshje, duke qenë lojtari kryesor në skuadrën pejane në elitën e basketbollit të Kosovës.
Ai pasohet nga dy basketbollistët e Prizrenit 16, Courtney Fells dhe Ivan Koljeviq, me nga 21.6, përkatësisht 21.3 pikëve për ndeshje.
Organizatori i Dritës, Marcus Meyers është në vendin e katërt me 21.3 pikëve për ndeshje, kurse Stephen Maxwell, i Pejës përmbyll pesëshen më të mirë me 19 pikë për ndeshje.
Top pesë shënuesit në Superligën e Kosovës në basketboll:
Dardan Berisha (Peja) 24.1
Courtney Fells (Prizreni 16) 21.6
Ivan Koljeviq (Prizreni 16) 21.3
Marcus Meyers (Drita) 20.6
Stephen Maxwell (Peja) 19.0