Site icon Telegrafi

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Rezultatet do t’ju habisin, në vendin e parë është një pozicion i preferuar nga meshkujt

Ata rrallë flasin për këtë, por kur votojnë janë unanim.

Pozicioni në shtrat që femrat nuk arrijnë ta kuptojnë konsiderohet si një nga më të preferuarit e pjesëtarëve të gjinisë më të fortë.

Në hulumtimin e kryer nga revista “Women’s Health”, ka rezultuar se bëhet fjalë për “doggy style”, pra një marrëdhënie intime nga pas. Në këtë pozicion, gruaja e mbështet peshën e saj në bërryla dhe gjunjë dhe shumë prej tyre ankohen për pasojat si dhimbja e gjunjëve, shpinës dhe qafës, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, ka rezultuar se femrave nuk u pëlqen as të jenë sipër gjatë marrëdhënieve intime, që është pozicioni i dytë më i urryer.

Pozicioni i famshëm misionar, i cili është një nga më të zakonshmit, ishte gjithashtu në listën e më pak të preferuarit. Ai mori vendin e tretë.

Në pesëshen e parë përfshihet edhe poza 69.

Më pas vijon pozicioni i “kaubojit të përmbysur”, që do të thotë se gruaja ulet sipër burrit, ndërsa kurrizin e ka kthyer nga ai.

Le t’ju kujtojmë, sipas Dr. Karan Raj, një mjek i njohur në TikTok, kjo pozë është zyrtarisht poza më e rrezikshme intime sepse 50 për qind e frakturave gjenitale mashkullore ndodhin në të. Të gjithëve ju kujtohet rasti i një burri nga Indonezia kur në mes të ekstazës dëgjoi një “shtypje” të ndjekur nga dhimbje të forta dhe humbje ereksioni.

Gjithashtu, ai nuk mund të shkonte në tualet. Ky rast është publikuar në revistën mjekësore profesionale “Urology Case Reports”, ndërsa pacienti ishte një burrë 37-vjeçar. Partnerja ishte lart, me shpinën nga ai. /Telegrafi/

Exit mobile version