Site icon Telegrafi

Top pesë ligat evropiane: Golashënuesit më të rinj në histori të kampionateve

Bayer Leverkuseni nuk do të harrojë për një kohë humbjen e tyre 4-2 ndaj Bayern Munichut në këtë fundjavë, mirëpo kanë një gjë që duhet të krenohen.

Anëtari i tyre Florian Wirtz vendosi rekord të ri në Bundesliga, duke u bërë golashënuesi më i ri që arrin të shënojë.

Rekordi i vendosur nga Nuri Sahin afro 15 vitesh te Borussia Dortmundi, është thyer këtë të shtunë nga gjermani që shënoi për 4-2 në minutat ë fundit të takimit.

Lexo po ashtu Florian Wirtz bën histori në Bundesliga me golin që shënoi kundër Bayern Munichut

Por, më poshtë mund të gjeni golashënuesit që mbajnë rekordin si më të rinjtë në top pesë ligat evropiane:

BUNDESLIGA: FLORIAN WIRTZ (17 vite, 34 ditë)

Data: 06/06/2020

Ndeshja: Bayer Leverkusen 2-4 Bayern Munich

LA LIGA: FABRICE OLINGA (16 vite, 98 ditë)

Data: 18/08/2012

Ndeshja: Celta Vigo 0-1 Malaga

LIGUE 1: RICHARD KRAWCZYK (16 vite, 3 muaj, 15 ditë)

Data: 08/09/1963

Ndeshja: Angers 1-2 Lens

LIGA PREMIER: JAMES VAUGHAN (16 vite, 270 ditë)

Data: 10/04/2005

Ndeshja: Everton 4-0 Crystal Palace

SERIE A: AMEDEO AMADEI (15 vite, 287 ditë)

Data: 09/05/1937

Ndeshja: Lucchese 5-1 Roma. /Telegrafi/

Exit mobile version