Site icon Telegrafi

Top klubet gjermane pas Brajan Grudës, por ai pëlqehet edhe në Angli

Brajan Gruda duket se do ta bëjë hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi shqiptar me pasaportë gjermane ka pasur një vit shumë të mirë me Mainzin, derisa ishte edhe në listën e gjerë të Gjermanisë për Euro 2024.

20-vjeçari ka luajtur në 29 ndeshje zyrtare për Mainz, duke shënuar edhe katër gola dhe duke asistuar në tre të tjerë.

Megjithatë driblimet e tij, pasimi final dhe shpejtësia kanë bërë shumë klube të mëdha për vete.

Lexo po ashtu Gruda jep një deklaratë që i pëlqen Bayernit, rekordmenët e duan transferimin e yllit shqiptar

Mediat e ndryshme në Gjermani kanë raportuar se Gruda do të largohet në verë nga Mainzi për ta bërë hapin e madh në karrierë, pasi ofertat nuk mungojnë për të.

Kampioni në fuqi Bayer Leverkusen, si dhe top klubet tjera gjermane si Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig janë vënë pas tij.

Lexo po ashtu Brajan Gruda nuk do të jetë në Euro 2024, pëson dëmtim dhe largohet nga kampi i Gjermanisë

Ndërkohë ai kërkohet edhe në Ligën Premier, pasi Liverpool, Newcastle Uited dhe Aston Villa gjithashtu e kanë në listën e dëshirave.

Lojtari është i gatshëm për të bërë një hap para në karrierë, derisa Mainz synon të fitojë rreth 25 milionë euro nga shitja e xhevahirit të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version