Telegrafi

Top këshillat nga Lutian Home që duhet t’i ndiqni kur i zgjedhni pllakat e banjos

Me një mori vendimesh që duhet t’i merrni kur e rimodeloni apo jeni duke e ndërtuar banjon e re në shtëpi, një pjesë që e prisni të jetë më argëtuesja është zgjedhja e pllakave.

Ato janë gjëja e parë që vërehen dhe ndikojnë më së shumti në ambient.

Sidoqoftë, procesi i zgjedhjes së pllakave nuk është aspak i lehtë, pasi që shumë shpejt ballafaqoheni me dilemat e shumta – a duhet t’i zgjedhni më të errëta apo më të ndritshme; të mëdha apo të vogla; shkëlqyese apo mat?

Marrë parasysh këtë, më poshtë jua sjellim disa këshilla që duhet t’i keni parasysh kur i zgjedhni pllakat në mënyrë që procesi të jetë sa më i lehtë dhe banjon e ëndrrave ta ktheni në realitet.

Zgjedheni karakteristën që merr më së shumti vëmendje

Nëse vendosni në fillim se cila do të jetë gjëja që më së pari e tërheq vëmendjen në banjon tuaj – si p.sh. dushi apo ndonjë gjë antike – atëherë ju filloni t’i zgjedhni pllakat të cilat përshtaten me gjënë të cilën dëshironi ta fokusoni më shumë.

Zgjedhni pllakat që veçohen nga tjerat

Një prej mënyrave më të lehta se si mund t’i zgjedhni pllakat e banjos është duke e gjetur një dizajn që vërtet ju pëlqen. Ndoshta një model i caktuar me të cilin keni rënë në dashuri, një ngjyrë më e theksuar apo një formë interesante. Ky model i pllakave mund të vendoset në muri ose mund t’i shtojë dramë dyshemesë apo hapësirës së dushit.

Keni në konsideratë pllakat që e bëjnë thyerjen e dizajnit

Posa t’i keni zgjedhur pllakat kryesore, atëherë mund t’i zgjedhni edhe një apo dy modele tjera për t’i përshtatur me to.

Zgjedhni pllakat e dyshemesë

Nëse për muret e banjos keni zgjedhur pllaka më të thjeshta, atëherë trendi i fundit është të krijoni faktorin “WOW” me pllaka të dyshemesë me dizajn. Ju mund të krijoni pamje bohemiane apo diçka të ngjashme.

Cila është madhësia ideale?

Në përgjithësi, nëse madhësia e banjos është e vogël (siç janë shumica e banjove), atëherë qëndroni larg pllakave me madhësi të madhe.

Në vend të kësaj, zgjedhni pllaka që i përshtaten madhësisë së dhomës, duke synuar pllaka me madhësi mesatare ose pllaka mozaikë për banjo shumë të vogla.

Pllakat për dush – si t’i zgjedhni?

Nëse jeni duke vendosur pllaka në dyshemenë e dushit, atëherë duhet të zgjedhni pllaka të cilat janë të rehatshme kur jeni zbathur në mënyrë që të mos rrëshqitni.

Përdorimi i pllakave të vogla apo atyre të mozaikut janë ide e mirë sepse ofrojnë rezistencë ndaj rrëshqitjes pa i irrituar shputat e këmbëve.

Megjithatë, nëse dëshironi që për këtë çështje të diskutoni me ekspertët e kësaj fushe, atëherë mund të kontaktoni apo ta vizitoni Lutian Home.

Kompania Lutian Home gjendet në Prishtinë dhe është lider në fushën e hidrosanitarisë dhe ofron shumëllojshmëri opsionesh.

Mbi të gjitha, stafi i Lutian Home ju ndihmon ta bëni përzgjedhjen e duhur për ambientin që kërkoni.

Për më shumë informacione, kontaktoni Lutian Home në:

Facebook: Lutian Home
Nr. Tel: +383 46 123 900
Ueb sajt: http://www.lutianhome.com/