Viti që lamë pas ishte shumë i vështirë për industrinë automobilistike.
Më shumë se 17 për qind e të gjitha veturave të prodhuara gjatë vitit 2022, në një moment të caktuar janë tërhequr nga tregu – përkatësisht për shkak të ndonjë defekti teknik, transmeton Telegrafi.
Edhe pse bëhet fjalë për veturat e tërhequra që janë shitur në tregun amerikan, e është interesant fakti që të gjitha dhjetë markat e njohura i ofrojnë këto vetura edhe në tregun evropian.
Më poshtë ju sjellim listën e 10 markave që kanë bërë më së shumti tërheqje të veturave nga rrugët për shkak të ndonjë defekti që është shfaqur në to.
Nissan: 1.568.385 vetura
BMW: 1.000.455
Tesla: 3.769.581
Hyundai: 1.451.248
Kia: 1.458.962
Mercedes-Benz: 969.912
General Motors: 3.371.302
Stellantis: 3.041.431
Volkswagen Group: 1.040.885
Ford: 8.636.265