Telegrafi

Top dhjetë rekordet e Lionel Messit që askush nuk flet për to – janë thjesht magjike

Lionel Messi gjatë karrierës së tij ka thyer shumë rekorde dhe për dikë mund të jetë e vështirë që të mos i kujtojë ato.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ndër vite ka arritur të vendos rekorde të reja, por fal një faqeje “AFC_MXL” ato janë rikujtuar edhe një herë.

Për fillim, Messi ka arritur të shënojë më së shumti gola si zëvendësues në La Liga në shekullin 21, e të njëjtën gjë e ka arritur edhe në Kupën e Amerikës me Argjentinën.

Tifozët kanë pasur shansin që të shikojnë yllin e Barcelonës në disa raste si zëvendësues, por kur është futur në fushë, ka ndryshuar rrjedha e lojës.

Trajneri i Atletico Madridit Diego Simeone kishte refuzuar të festonte një gol të Fernando Torresit, pasi kishte parë Messin duke përfunduar nxehjet rreth vijave të fushës dhe pak minuta më vonë argjentinasi kishte shënuar gol me t’u futur në lojë.

Ai po ashtu ka shënuar edhe gjashtë gola jashtë zonës së rreptësisë dhe është i vetmi lojtar që ka arritur të shënojë në Kupën e Botës si adoleshent.

Edhe pse 33-vjeçari ka arritur deri më tani të fitojë trofeun më të madh për kombëtare, ai është ende asistuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës.

Messi po ashtu mban rekordin për më shumë shumti gola nga gjuajtje e lira (50), e që ka më shumë se edhe disa klube të mëdha.

Ai është po ashtu lojtari i vetëm që ka arritur më së shumti gola dhe asistime brenda një sezoni, e që kishte arritur të fitonte edhe çmimin e lojtarit më të mirë të garës.

Ylli i Barcelonës mbanë rekordin e më së shumti het-trike të shënuara në Ligën  e Kampionëve dhe lojtari i vetëm që shënon pesë gola brenda një takimi.

Ato pesë gola kishin ardhur në takimin ndaj Bayer Leverkusenit në vitin 2012, në atë vit kur kishte arritur të shënonte 91 gola. /Telegrafi/