Telegrafi

Top dhjetë lojtarët me së shumti gola dhe asistime që nga viti 2017

Mohamed Salah po shkëlqen në këto dy vitet e fundit te Liverpooli, derisa është i dyti në listë me më së shumti asistime dhe gola të realizuara që nga viti 2017.

Ylli egjiptian u transferua te The Reds në verën e vitit 2017, e që nga atëherë është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës së Jurgen Kloppit.

27-vjeçari ka zhvilluar 97 paraqitje që prej asaj kohe, duke shënuar 68 gola dhe ka bërë 24 asistime, duke u kombinuar me 92.

Para tij është vetëm Lionel Messi që ka zhvilluar 90 paraqitje, derisa ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 37 asistime, me një kombinimi prej 125.

Pas tyre renditen lojtarë si Ciro Immobile, Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo, Luis Suarez, Kylian Mbappe, Sergio Aguero, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Neymar. /Telegrafi/

Foto: Sky Sports