Jadon Sancho është lojtari aktualisht më në formë bazuar në statistikat e tij, derisa Cristiano Ronaldo e Lionel Messi mbesin jashtë listës së top dhjetëshes.
Ylli anglez deri më tani në këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 13 asistime në 18 paraqitje për Borussia Dortmundin.
CIES Football Observatory ka përpiluar një listë me lojtarët më në formë në këtë edicion, derisa ka marrë një vlerësim prej 99.0.
Pas tij renditet bashkëlojtari i tij, Axel Witsel, që ka marrë një vlerësim prej 96.7, derisa në top treshe futet Alisson Becker i Liverpoolit me 96.0.
Por, Messi dhe Ronaldo kanë mbetur jashtë kësaj liste, shkaku që sezoni për të dy nuk kishte filluar mirë, mirëpo kanë filluar të këndellen.
Argjentinasi aktualisht është në pozitën e 203 me një vlerësim prej 78.3, derisa portugezi qëndron më mirë, në pozitën e 22-të.
Ylli i Juventusit ka shënuar dhjetë gola në gjashtë paraqitje në vitin 2020, duke bërë që Zonja e Vjetër të ngjitet në krye të tabelës. /Telegrafi/