Telegrafi

Top 5 shënuesit më të mirë të Kosovës – sulmuesit aktual marrin situatën në duar

Kosova pasi e fitoi grupin në Ligën e Kombeve, po shkëlqen edhe në eliminatoret për Euro 2020.

Pesë pikë, një fitore dhe dy barazime, janë rezultatet në tri ndeshjet e para për djelmoshat e Bernard Challandes.

Kosova tani ka një sulm të konsoliduar me lojtarë që shkëlqejnë edhe në klubet e tyre si Arbër Zeneli, Vedat Muriqi dhe Milor Rashica.

Pos sulmuesve me gola kanë qenë vendimtar edhe mbrojtësit si Amir Rrahmani dhe Benjamin Kololli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Golashënuesi më i mirë aktualisht është Arbër Zeneli që ka shënuar shtatë gola.

Pas tij vjen Vedat Muriqi me pesë. Rrahmani dhe Rashica kanë nga katër gola, ndërsa Benjamin Kololli ka tri.

Nga tri gola i kanë edhe Elbasan Rashani dhe dikur sulmuesi i Kosovës, Albert Bunjaku.   /Telegrafi/


Top 5 lojtarët me më shumë gola te Kosova

Arbër Zeneli – 7

Vedat Muriqi – 5

Amir Rrahmani – 4

Milot Rashica – 4

Benjamin Kololli – 3