Telegrafi

Top 10 udhëheqësit botëror më të ndjekur në Twitter

Siç duket politika nuk përcaktohet më nga numri i karrigeve në parlamente.

Rrjeti social Twitter ka fituar një rol shumë të rëndësishëm për shumë liderë botëror, por disa prej tyre kanë arritur të tërheqin më shumë ndjekës sesa kanë shumica.

Shumë prej krerëve shtetëror si dhe qeverive të tyre përdorin rrjetet sociale për të promovuar vetveten dhe politikat e tyre.

Nga grafiku i paraqitur, presidenti amerikan, Donald Trump, ka numrin më të madh të ndjekësve që janë ndarë mes dy llogarive @realdonaldtrump dhe @potus. Llogaria e parë është private, ndërsa @potus është llogari që kalohet nga njëri president tek tjetri, përcjell Telegrafi.

Vetëm kryeministri indian Narendra Modi, i afrohet Trumpit me 75.9 milionë ndjekës, sikurse Trump ai përdorur dy llogari. Me përjashtim të Papa Françeskut dhe presidentit meksikanë që janë në vendin e katërt dhe dhjetë, të gjithë të tjerë janë liderë nga bota myslimane.

Ka edhe krerë shtetesh për të cilët Twitter nuk ka aq rëndësi, ku shembull konkret është kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka 50 mijë ndjekës. Publikimin e cicërimave ajo ja ka ngarkuar zëdhënësit të saj Steffen Seibert, i cili ka më pak se një milion ndjekës. /Telegrafi/