Telegrafi

Top 10 humbësit miliarderë

Ditë më parë ju treguam se cilët ishin miliarderet me te pasur te globit, ne radhët e te cilëve këtë vit u shtuan edhe 290 emra te rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm te tyre ne 1.826 persona, te cilët zotërojnë se bashku 7.05 trilion dollarë.

Por edhe pse të gjitha shifrat e mësipërme përbëjnë rekorde të paarritura më parë, duket se jo për të gjithë gjërat kanë shkuar në drejtimin e dëshiruar prej tyre.

Dhjetë prej miliardereve në vend që të rrisin pasurin e tyre, kanë parë që ajo të zvogëlohet përgjatë vitit që sapo u mbyll, madje në një vlerë impresiononte.

Rreth 62 miliardë dollarë gjithsej.

Më poshtë është lista e dhjetë humbësve më të mëdhenj të këtij viti shoqëruar me shifrën që ata kanë humbur.

Ka edhe nga ata persona, humbja e të cilëve nuk ka ardhur për shkak të zhvillimeve negative në bizneset e tyre, por thjesht për faktin se Forbes nuk kishte informacion e mjaftueshëm për të bërë një vlerësim real të pasurisë aktuale. /Telegrafi/