Leonardo Bonucci ka kompletuar para disa ditësh një transferim shokues nga Juventusi tek rivali i madh nga Serie A, Milani.
Transferimi i qendërmbrojtësit italian ka bërë bujë të madhe në Evropë, pasi çmimi i paguar nga Rossonerët ishte plot 42 milionë euro.
Megjithatë, transferimi i Bonuccit nuk është më i shtrenjti në mesin e futbollistëve mbi 30 vjeç, pasi primati mbahet nga sulmuesi i madh argjentinas, Gabriel Batistuta, shkruan Telegrafi.
Batistuta u transferua nga Fiorentina te Roma në moshën 31-vjeçare dhe iu kushtoi klubit romak plot 43 milionë me bonuse, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Anthony Modeste, i cili kaloi nga Kolni në Quanjianin kinez për 29 milionë euro.
Më poshtë, Telegrafi iu sjell ‘Top 10’ transferimet më të kushtueshme të futbollistëve mbi 30 vjeç, ku në mesin e tyre ka shumë emra të mëdhenj si Zlatan Ibrahimovic dhe Samuel Eto’o. /Telegrafi/