Tony Parker ka vendosur që të largohet nga San Antonio Spurs pas 17 vitesh qëndrimi.
Superylli francez që prej se shkeli në NBA u paraqit në fanellën e klubit teksan.
Me San Antonion, Parker ka fituar katër herë titullin e kampionit të NBA, që është një arritje e jashtëzakonshme për një lojtar evropian.
Parker aventurën e tij do ta vazhdojë te Charlotte Hornets, klub i cili drejtohet nga legjenda Michael Jordan.
Parker do të fitojë 10 milionë dollarë në dy vitet e ardhshme dhe largimi i tij shihet si vazhdimi i përfundimit të epokës së artë të San Antonios, ku vetëm Manu Ginobili ka mbetur nga tandemi i famshëm i tyre me Tim Duncan.
Edhe Kyle Anderson është afër largimit nga San Antonio pasi ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme prej 34 milionë dollarësh nga Memphis Grizzlies.
Spurs duket se po hyn në një fazë të rindërtimit pas kërkesës për largim nga superylli Kawhi Leonard. /Telegrafi/