Telegrafi

Tony Blair kritikon Britaninë për vaksinimin e qytetarëve të saj

Ish-kryeministri britanik, Toni Blair deklaroi se Britania e Madhe po të mbetej pjesë e Bashkimit Evropian, nuk do të kishte privim të kontrollit mbi prokurimin e vaksinave në vendet anëtare.

Ai tha në një bisedë me një grup gazetarësh ndërkombëtarë se nuk ishte një vendim i arsyeshëm, raporton spanjollja El Pais.

“E gjithë kjo ka çuar në një vonesë prej rreth 10 javësh në programin e vaksinimit, megjithëse jam i bindur që do të zgjidhet herët a vonë. Nuk është çështje triumfalizmi, por praktike. Në të kaluarën, BE-ja ishte shumë herë më e mirë se Britania e Madhe dhe anasjelltas”, tha britaniku.

Ai vlerësoi se administrata e kryeministrit britanik, Boris Johnson zbatoi mirë strategjinë e vaksinimit dhe se ishte thelbësore të lejohej një grup i vogël të veprojë.

Sipas tij, fokusi duhet të jetë në të ardhmen, dhe bashkëpunimi në një nivel global është i domosdoshëm, megjithëse secili vend mbron interesat e tij kombëtarë. “Është mënyra e vetme për të shkurtuar pandeminë”, tha Blair, i cili kryeson Institutin për Ndryshimin Global. /Telegrafi/