Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Interit që në fillim të ndeshjes.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Interi me Nicolo Barellan që në minutën e 9-të.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të, kur Toni Kroos gjuan nga distanca duke e mposhtur Samir Handanovicin.
What a strike from Toni Kroos https://t.co/9xAx8zN97z
— TroopzTV (@TheRealTroopzTV) December 7, 2021
Ishte një gol i bukur nga gjermani, i cili pothuajse gjithmonë shënon gola të bukur.
Real Madridi dhe Interi po luajnë për pozitën e parë në grup, pasi tashmë kanë siguruar kualifikimin. /Telegrafi/